Site icon Lajmeria.info

Thiago Silva në lidhje me VfL Wolfsburg: Çfarë mund të sjellë veteranit brazilian te klub i Bundesliga 2?

Vetëm një natë pas konfirmimit të rënies së VfL Wolfsburg në Bundesliga 2, kanë nisur të qarkullojnë edhe zërat e parë të merkatos për sezonin e ardhshëm.

Një nga emrat më befasues që lidhet me klubin gjerman është ai i veteranit brazilian Thiago Silva.

Sipas raportimeve të “kicker”, emri i ish-mbrojtësit të kombëtares braziliane i është ofruar drejtuesve të Wolfsburgut, edhe pse një transferim i tillë konsiderohet ende shumë i vështirë për t’u realizuar. 41-vjeçari ka një karrierë të jashtëzakonshme pas vetes, duke fituar Ligën e Kampionëve, tituj kampioni në Itali, Portugali dhe Francë, si dhe Kupën e Amerikës me Brazilin.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pavarësisht moshës, Silva duket se ende nuk po mendon t’i japë fund futbollit profesionist.

Pas humbjes dramatike 2-1 ndaj Paderborn në ndeshjen play-off për mbijetesë, Wolfsburgu pritet të kalojë një periudhë të madhe rindërtimi.

Ende nuk është e qartë se çfarë strategjie do të ndjekë klubi në merkato dhe nëse emra me përvojë si Thiago Silva mund të bëhen pjesë e projektit të ri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Thiago Silva te Wolfsburgu do të ketë bashkëlojtar yllin e Kosovës, Elvis Rexhbecaj.

Exit mobile version