Trajneri i kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, nuk i ka përjashtuar mundësitë që Thiago Silva të jetë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës 2026, pas paraqitjeve të mira të mbrojtësit veteran me Porto. “Thiago Silva është në radarin tonë, po”, deklaroi Ancelotti. “Ai ka luajtur shumë mirë, fitoi ligën portugeze dhe është në një gjendje të shkëlqyer fizike”.
Tekniku italian theksoi gjithashtu rëndësinë e liderëve me eksperiencë brenda skuadrës braziliane. “Udhëheqësit janë shumë të rëndësishëm.
Për fat të mirë, kjo skuadër ka liderë shumë të respektuar.
Lojtarë që nuk flasin shumë, por japin shembullin më të mirë, si Alisson, Casemiro, Marquinhos dhe Raphinha.
Në këtë aspekt, skuadra është në duar të sigurta”, shtoi ai.
Qendërmbrojtësi 41-vjeçar iu bashkua Portos në fillim të këtij viti dhe deri tani ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat.
