Site icon Lajmeria.info

Tifozët e Arsenalit festojnë titullin e Ligës Premier në Londër pas 22 vitesh

Fansat e Arsenalit kanë mbushur rrugët jashtë stadiumit ‘Emirates’ në Londër, duke ndezur fishekzjarrë dhe duke valëvitur flamuj, për të festuar titullin e parë të Ligës Premier pas 22 vitesh.

Skenat e ‘çmendura’ në veri të Londrës u shfaqën pasi barazimi i papritur 1-1 i Manchester Cityt ndaj Bournemouthit e mbylli matematikisht garën për titull, duke i kurorëzuar zyrtarisht ‘Topçinjtë’ si kampionët e padiskutueshëm të Anglisë.

Exit mobile version