Kupa e Botës 2026 do të sjellë në skenë jo vetëm talentet e rinj të futbollit botëror, por edhe disa legjenda që vazhdojnë të sfidojnë moshën.
Me listat përfundimtare të kombëtareve tashmë të publikuara, vëmendja është përqendruar edhe te lojtarët më të vjetër që do të marrin pjesë në turneun më të madh të futbollit.
Hernan Galindez, Yuto Nagatomo, Fernando Muslera, Vozinha, Manuel Neuer, Edin Dzeko, Luka Modric, Guillermo Ochoa, Cristiano Ronaldo dhe Craig Gordon janë disa prej futbollistëve më të moshuar që do të përfaqësojnë vendet e tyre në Botërorin e ardhshëm.
