Site icon Lajmeria.info

Tottenhami interesohet për sulmuesin Omar Marmoush: Objektivat kryesore Savinho dhe Cody Gakpo

Tottenhami ka hapur një tjetër front në afatin kalimtar për repartin ofensiv, edhe pse aktualisht prioritet mbeten dy objektiva të tjerë.

Tottenhami ka zhvilluar kontakte joformale për Omar Marmoush, sulmuesin 27-vjeçar të Manchester Cityt, duke e mbajtur emrin e tij në listën e alternativave për përforcimin e repartit ofensiv gjatë kësaj vere.

Megjithatë, për momentin Savinho dhe Cody Gakpo mbeten dy objektivat kryesorë të klubit londinez.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Interesi për Marmoush nuk ka kaluar ende në fazën e negociatave konkrete.

Omar Marmoush vazhdon të jetë një alternativë që pëlqehet në radhët e Tottenhamit.

Nëse Tottenhami vendos të avancojë për Marmoush, hapi i parë do të jetë të kuptojë nëse Manchester City është i gatshëm të negociojë për sulmuesin.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version