Site icon Lajmeria.info

Tragedia në Maqedoni: Tre kosovarë humbasin jetën në aksident të rëndë

Tre kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Pikëkalimi Kufitar Bllacë drejt Shkupit.

Automjeti i tyre, një Mercedes me targa gjermane, u gjet i përmbysur në vendngjarje.

Ministria e Brendshme e RMV-së ka konfirmuar ngjarjen tragjike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Zyrtarët policorë konstatuan se në mjet ndodheshin tre persona të vdekur, një mashkull dhe dy femra, konfirmuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore.

Sipas MPB-së, një shtetas i Kosovës raportoi në Stacionin Policor Bit Pazar për zhdukjen e tyre, duke bërë të ditur se kontakti i fundit me ta ishte në aeroportin e Shkupit më 18 korrik 2026, rreth orës 22:15.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version