Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në Austri: Mërgimtari nga Kosova mbytë ish-gruan e tij

Një krim i rëndë ka tronditur Austri, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.

Sipas mediave austriake, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, në komunën Baden, në rajonin e Austrisë së Ulët. Rasti ka shkaktuar reagime dhe shqetësim të madh në opinionin publik për shkak të natyrës së rëndë të krimit.

Autoritetet policore kanë reaguar menjëherë pas raportimit të rastit, duke arritur të arrestojnë të dyshuarin kryesor, i cili tashmë ndodhet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga hetuesit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat në Austri, dyshohet se arma e përdorur në krim ka qenë një kaçavidë, me të cilën viktima është goditur për vdekje.

Viktima raportohet të ketë qenë shtetase me prejardhje serbo-kosovare dhe nënë e katër fëmijëve. Ndërkohë, i dyshuari është bashkëshorti i saj 47-vjeçar, nga i cili ajo jetonte e ndarë prej një periudhe kohore.

Po sipas mediave austriake, i dyshuari është shtetas austriak me rrënjë nga Kosovë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Grupi hetimor po vazhdon punën në vendin e ngjarjes për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivin e këtij krimi të rëndë, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë në orët dhe ditët në vijim.

Exit mobile version