Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në Britaninë e Madhe: Vajza 6-vjeçare humb jetën pas aksidentit rrugor

Një vajzë 6-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor mes një veture dhe një traktori në Warwickshire të Britanisë së Madhe.

Vajza u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë pas përplasjes që ndodhi rreth orës 17:00 të së premtes, por fatkeqësisht ndërroi jetë mëngjesin e ditës së nesërme.

Aksidenti ndodhi në rrugën B4455, në lindje të Stratford-upon-Avon, ku u përplas një Volkswagen Tiguan me një traktor.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas policisë së Warwickshire, dy pasagjerë të rinj që ndodheshin në veturë pësuan vetëm tronditje emocionale, ndërsa as drejtuesi i veturës dhe as shoferi i traktorit nuk pësuan lëndime.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version