Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën në një vetaksident.
Familjarët e viktimës kanë shpërndarë një fotograf të tij në rrjetet sociale, duke njoftuar se viktima është Driton Isa Haliti.
Autoritetet lokale raportojnë se katër persona të tjerë janë të lënduar dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion sipas urdhërit të Prokurorit të Shtetit.
