Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në futboll: Mats Grotenbreg vdes në aksident notimi në Holandë

Futbollisti holandez dhe ish-ylli i reality shows, Mats Grotenbreg, ka vdekur në moshën 28-vjeçare pasi u godit nga një varkë teksa po notonte.

Grotenbregu po notonte në Middelaar të Holandës kur ndodhi aksidenti fatal.

Ai u godit nga një varkë teksa ndodhej në ujë, ndërsa policia lokale bëri të ditur se një i dyshuar është arrestuar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Qendërmbrojtësi ishte bërë i njohur pasi kishte shënuar golin e fitores për skuadrën e kategorisë së katërt USV Hercules ndaj gjigantit holandez Ajax në një ndeshje të Kupës së Holandës gjatë sezonit 2024-2025.

Megjithatë, ai më vonë njihej edhe për karrierën e tij në televizion, pasi kishte marrë pjesë në sezonin e tretë të versionit holandez të The Bachelorette.

Së fundmi, Grotenbreg luante në kategorinë e gjashtë të futbollit holandez.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai kishte dalë nga akademitë e dy klubeve të njohura, PSV Eindhoven dhe Vitesse, ku kishte zhvilluar vitet e para të karrierës së tij.

Exit mobile version