Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin futbollistik në Kosovë, pas vdekjes së papritur të futbollistit 13-vjeçar Afgan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës.
Trajneri i tij, Ismet Zeqiri, ka bërë të ditur lajmin e dhimbshëm në një postim në Facebook, duke shprehur ngushëllime për familjen e tij.
Asani ishte një talent i shquar i klubit KF Kumanova dhe humbja e tij ka lënë një boshllëk të thellë në zemrat e të gjithëve.
Klubi dhe bashkëlojtarët e tij janë në pikëllim të thellë për humbjen e tij, duke shprehur solidaritet dhe ngushëllime për familjen e tij në këtë moment të vështirë.
Kujtimi për Afganin do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.
