Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në Gjakovë: Varroset Rexhë Brahimaj, i afërmi i bashkëshortes së këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqi

Rexhë Brahimaj, 30-vjeçari që u ther për vdekje në Gjakovë, do të varroset sot në fshatin Jabllanicë.

Ceremonia mortore pritet të mbahet nga ora 17:00, sipas njoftimit të familjes.

Brahimaj ishte i afërm i Egzona Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Autoritetet kanë ndaluar Dorasi Q.S. për 48 orë, ndërsa pritet që prokuroria të paraqesë kërkesën për paraburgim.

Gjatë ditës së sotme, është planifikuar që të transmetohet ceremonia mortore në Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version