Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në Klinë: Vdekja e një personi në vetaksident, 4 të lënduar

Një tragjedi ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën në një vetaksident në orët e mëngjesit.

Familjarët kanë konfirmuar se viktima është Driton Isa Haliti.

Katër persona të tjerë janë të lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Autoritetet kanë njoftuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Exit mobile version