Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në Mitrovicë: Grua e dyshuar nga mërgata gjetur e vdekur në shtëpinë e bashkëshortit

Një grua rreth 40-vjeçare, e cila dyshohet se kishte ardhur nga mërgata në Kosovë, ka humbur jetën në Mitrovicë, teksa ndodhej në shtëpinë e bashkëshortit të saj.

E ndjera fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Familjarët e viktimës, nëna dhe babai, kanë kërkuar që trupit të së ndjerës t’i bëhet obduksioni, pasi sipas tyre ajo kishte ardhur në Kosovë në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Detaje shtesë për rastin janë dhënë nga gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora 7”.

Exit mobile version