Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në NBA: Brandon Clarke vdes në moshën 29-vjeçare

Basketbolli amerikan është tronditur nga lajmi për vdekjen e lojtarit të Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, i cili ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar.

“Jemi të shkatërruar nga humbja tragjike e Brandon Clarke. Ai ishte një bashkëlojtar i jashtëzakonshëm dhe një person edhe më i mirë. Kontributi i tij për organizatën dhe komunitetin e Memphis do të mbetet gjithmonë në kujtesë”, thuhet në reagimin e Grizzlies.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë zyrtare, megjithëse mediat amerikane raportojnë se rasti po hetohet si një mbidozë e mundshme, pasi në banesën e tij janë gjetur substanca narkotike dhe pajisje të lidhura me drogën.

Kanadezi ishte zgjedhja e 21-të në Draftin e NBA-së në vitin 2019 dhe e kaloi të gjithë karrierën te Memphis, ku u përfshi edhe në ekipin më të mirë të debutuesve në sezonin e parë.

Clarke kishte firmosur kontratë katërvjeçare me vlerë 50 milionë dollarë në vitin 2022, por vitet e fundit ishte përballur vazhdimisht me lëndime serioze që ia kufizuan paraqitjet në parket. Muajin e kaluar ai ishte arrestuar në Arkansas për posedim të substancave të ndaluara, ndërsa rasti ndaj tij ishte ende i hapur./Klankosova.tv

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version