Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në Pejë: Vdes personi i cili ishte vetaksidentuar me motoçikletë

Një person ka humbur jetën pasi u vetaksidentua me motoçikletë më 3 maj në rrugën “Perandori Justinian” në Pejë.

Ai ishte dërguar për trajtim në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Incidenti kishte ndodhur më 3 maj rreth orës 17:10, ndërsa personi ka ndërruar jetë sot pas një jave në QKUK.

Trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në IML, ndërsa rasti është nën hetim.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version