Ngjarja e tronditshme ndodhi rreth orës 10:06 në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, konfirmon lajmin për Klankosova.tv.
Automjeti drejtohej nga një banor i fshatit Shirokë, 52-vjeçar.
Pas aksidentit, ai pësoi lëndime të rënda trupore dhe, edhe pas trajtimit mjekësor, nuk arriti të mbijetonte.
Autoritetet policore dhe Prokuroria e Shtetit janë në hetim për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.
