Site icon Lajmeria.info

Tragjedi në Prizren: Punëtor humb jetën në incident në ndërtimtari

Një punëtor ka humbur jetën sot tragjikisht në Prizren, në një incident gjatë punës në ndërtimtari, raporton Klankosova.tv.

Siç ka konfirmuar Policia, viktima është goditur nga një mjet i punës gjatë kohës sa ishte duke punuar në punishte.

Bazuar në informacionet e para, dyshohet se e të ndjerin e zuri vinçi. “Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version