Një fluturim panoramik me helikopter në Rio de Janeiro u kthye në tragjedi për një familje nga Kolumbia.
Helikopteri Robinson R44 u rrëzua pranë pikës panoramike Vista Chinesa, duke shkaktuar vdekjen e katër personave në bord, përfshirë një vajzë 17-vjeçare, nënën, gjyshen dhe pilotin.
Tre familjarët e tjerë prisnin në aeroport për kthimin e helikopterit, por mësuan për aksidentin përmes internetit.
Fluturimi ishte një dhuratë për 15-vjetorin e Laurës.
Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbuluar shkakun e rrëzimit.
