Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Viti – Ramnishtë, njofton Klankosova.tv.
Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, ka konfirmuar se personi i lënduar nga fshati Lubishtë i Komunës së Vitisë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim nga hetuesit rajonalë të aksidenteve të trafikut të Policisë së Kosovës në Gjilan.
