Një person ka vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë lundruese trekatëshe me 19 persona në bord u përmbys pranë ishullit Alcatraz në Gjirin e San Franciskos, thanë zyrtarët të martën.
Shefi i Zjarrfikësve të San Franciskos, Dean Crispen, bëri të ditur se njëmbëdhjetë anije po vazhdonin kërkimin për dy personat e zhdukur.
Imazhet e kanaleve lokale treguan anijen pothuajse tërësisht të zhytur me çatinë e saj ende mbi ujë, e më pas duke u fundosur nën sipërfaqe.
Shkaku i aksidentit mbetet i panjohur, u tha Crispen gazetarëve pranë vendit të ngjarjes.
Nga 19 personat në bord, 13 arritën të zbarkonin shëndoshë e mirë në breg, tre u dërguan në spital, një vdiq dhe dy mbetën të zhdukur.
Roja Bregdetare e SHBA-së tha se po punonte me agjenci të tjera në operacionin e kërkim-shpëtimit. “Ne ende po kryejmë një kërkim aktiv në zonë.
Kemi 11 anije në ujë që po kryejnë këtë kërkim.
Do të vazhdojmë për orë të tëra për t’u siguruar që t’i gjejmë këta dy persona të zhdukur, nëse është e mundur,” tha Crispen.
