Site icon Lajmeria.info

Tragjedia në minierën e ariut në Afrikën Qendrore: Rrëshqitja e dheut mund të ketë shkaktuar vdekjen e 100 personave

Të paktën 100 persona mund të kenë vdekur pas një rrëshqitjeje dheu në një minierë ari në Republikën Qendrore të Afrikës.

Sipas prokurorit publik të Babouas, incidenti besohet të jetë shkaktuar nga “shembja e disa tuneleve nëntokësore në të cilat vepronin minatorët”.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende duke vazhduar në vendin e minierave Zamboye, pranë kufirit të Afrikës Qendrore me Kamerunin. “Në këtë fazë është e vështirë për ne të përcaktojmë një numër zyrtar viktimash”, ka deklaruar Laurent Ngon Baba, një zyrtar i zgjedhur nga qyteti i Babouas.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Një minator në vendngjarje e përshkroi incidentin si “katastrofik”. “Toka u shemb plotësisht dhe varrosi njerëz”, ka thënë ai.

Exit mobile version