Site icon Lajmeria.info

Tragjedia në rrjetin elektrik: Punonjësi i OSHEE-së humbet jetën në Himarë

Fotografia e 55-vjeçarit Bashkim Boçi, punonjës i OSHEE-së, është publikuar pas humbjes tragjike të jetës gjatë një ndërhyrjeje për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik të shkaktuara nga moti i lig në zonën e Himarës.

Boçi ishte duke punuar në shtyllë, ku tentonte të rilidhte një kabllo energjie, kur dyshohet se iu shkëput rripi i sigurisë që e mbante të lidhur.

Ai ka rënë nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke humbur jetën.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas ngjarjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së kolegut tonë, Bashkim Boçi, i cili ra në krye të detyrës, ndërsa ishte i angazhuar në riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në zonën e Himarës.

Bashkimi ishte pjesë e OSSH Elbasan që prej vitit 2000 dhe e ushtroi detyrën me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentin e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndajmë dhimbjen me ta në këtë moment të vështirë dhe nderojmë me mirënjohje kontributin dhe sakrificën e Bashkim Boçit në shërbim të qytetarëve.”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Exit mobile version