Site icon Lajmeria.info

Tragjedia në Spanjë: Jake Hall, ish-bashkëshorti i Missé Beqirit, gjetur pa jetë në një vilë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një vilë në Spanjë, ku ylli i reality show-t “TOWIE”, Jake Hall, është gjetur pa jetë.

Sipas raportimeve nga Daily Mail, 35-vjeçari u gjet nga policia në një pellg gjaku me lëndime fatale në kokë.

Autoritetet spanjolle dyshojnë se vdekja erdhi si pasojë e një aksidenti tragjik në një festë në vilë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia ka marrë në pyetje persona të pranishëm në shtëpi, por deri tani nuk ka arrestime.

Autopsia pritet të kryhet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Jake Hall la pas vajzën e tij të vogël, River, me Missé Beqirin, me të cilën kishte një lidhje të njohur publikisht.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version