Policia gjermane ka dhënë detaje për përplasjen fatale në autostradën A5.
Autoritetet bëjnë të ditur se dy automjete u përplasën gjatë një manovre ndërrimi korsie, duke shkaktuar aksidente të rënda.
Pesë automjete u përfshinë në aksident, ku dy vajzat kosovare humbën jetën.
Drejtimi verior i autostradës A5 u mbyll për disa orë për operacionet e shpëtimit.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve janë në vazhdim.
Dëmi material paraprak shkon mbi 100 mijë euro.
