Trajneri i Kombëtarja e Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kroacia bën pjesë në Grupin L së bashku me Kombëtaren e Anglisë, Kombëtaren e Panamasë dhe Kombëtaren e Ganës, ndërsa përgatitjet zyrtare do të nisin më 25 maj.
Para fillimit të turneut, kroatët do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në vendlindje.
Fillimisht do të përballen me Kombëtarja e Hungarisë më 2 qershor në Rujevica, ndërsa pesë ditë më vonë do të luajnë kundër Kombëtarja e Sllovenisë në Varazhdin.
Ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror, Kroacia do ta zhvillojë më 17 qershor kundër Anglisë.
Më pas do të përballet me Panamanë më 24 qershor, ndërsa fazën e grupeve do ta mbyllë kundër Ganës më 27 qershor.
Portierë: Dominik Livakovic, Dominik Kotarski dhe Ivor Pandur.
Mbrojtës: Josko Gvardiol, Duje Caleta-Car, Josip Sutalo, Josip Stanisic, Marin Pongracic, Martin Erlic dhe Luka Vuskovic.
Mesfushorë: Luka Modric, Mateo Kovacic, Mario Pasalic, Nikola Vlasic, Luka Sucic, Martin Baturina, Kristijan Jakic, Petar Sucic, Nikola Moro dhe Toni Fruk.
Sulmues: Ivan Perisic, Andrej Kramaric, Ante Budimir, Marco Pasalic, Petar Musa dhe Igor Matanovic.
