Site icon Lajmeria.info

Trajneri i Liverpoolit reagon ndaj shqetësimeve të Mo Salahut për standardet e klubit

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka rrezikuar sërish ta irritojë Mo Salahun, teksa ylli egjiptian po përgatitet të largohet nga “Anfield” në verë.

Salah njoftoi në mars se do të largohej nga Liverpooli me marrëveshje të ndërsjellë në fund të këtij sezoni, pavarësisht se i kishte mbetur edhe një vit kontratë nga marrëveshja aktuale.

Rendimenti i 33-vjeçarit para portës këtë sezon ka qenë më i ulët se në çdo tjetër edicion që ka kaluar te Liverpooli, me shtatë gola dhe gjashtë asistime në 25 paraqitje në Ligën Premier.

Duke folur për Sky Sports më herët gjatë javës, Salah la të kuptohet se ka “shqetësime” për mentalitetin e skuadrës së Liverpoolit pasi ai të largohet nga klubi. “Dua që djemtë të kenë sukses këtu.

Dua që klubi të jetë aty ku duhet, dhe kjo është një nga shqetësimet e mia kryesore.

Kam folur me një anëtar të stafit, kam folur edhe me disa prej njerëzve atje lart.

U thashë: kur të largohem unë, ju duhet një shembull këtu”. “Dua thjesht që ai standard të ekzistojë në klub, sepse është shumë i rëndësishëm për ekipin që të vazhdojë të fitojë trofe, dhe kjo është një nga shqetësimet e mia kryesore”.

Meqë duket se këtë sezon nuk ka pasur shumë harmoni mes trajnerit dhe lojtarit, sidomos me zhvillimin e fushatës, nuk ishte surprizë që Slot i reagoi drejtpërdrejt Salahut në konferencën për media para ndeshjes të së premtes. “Ajo që po thotë Mo është se standardet janë vërtet të rëndësishme për një klub futbolli”, tha fillimisht ai. “Nuk mund të pajtohem më shumë me të.

Unë nuk e dëgjova ta thoshte se standardet nuk janë në rregull tani.

Advertisement. Scroll to continue reading.

E dëgjuat ju?

Unë nuk jam i shqetësuar për këtë, ta themi kështu”.

Exit mobile version