Site icon Lajmeria.info

Trajneri Jeton Beqiri nuk do ta drejtojë Shkëndijën në sezonin e ardhshëm

Shkëndija ka bërë të ditur se kontrata e trajnerit Jeton Beqiri do të përfundojë me mbylljen e sezonit garues 2025/2026.

Pas një vlerësimi të përbashkët, klubi dhe trajneri kanë vendosur të ndahen, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e fundit të Shkëndijës.

Beqiri e udhëhoqi Shkëndijën drejt titullit kampion në sezonin 2024/2025 dhe arriti sukses në arenën evropiane.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Klubi e falënderoi Beqirin për kontributin dhe i uroi shëndet e suksese në karrierën e tij.

Exit mobile version