Site icon Lajmeria.info

Transporti falas për Sunny Hill Festival: Detajet e fundit për pjesëmarrësit

Edhe pak ditë mbeten deri në nisjen e Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë dhe rajon.

Organizatorët po përgatiten për edicionin e këtij viti dhe kanë bërë të ditur se edhe këtë herë do të ofrojnë transport falas me autobusë për të gjithë pjesëmarrësit.

Autobusët do të nisin qarkullimin nga ora 11:40, ndërsa kthimi fillon nga ora 01:30.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Po ashtu, thirrja është që të shfrytëzohet transporti publik për të ulur trafikun dhe për të mbrojtur mjedisin.

Me orarin e performancave dhe organizimin e transportit falas, gjithçka është gati për një edicion spektakolar të Sunny Hill Festival, ku priten mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe botës.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version