Site icon Lajmeria.info

Tre kosovarë dhe tre sirianë dënohen për përleshje në Gjermani

Sipas vendimit të gjykatës, tre kosovarët janë dënuar me masa që variojnë nga dënimi alternativ deri në tetë muaj burgim pa kusht.

Ndërkohë, tre sirianët janë ndëshkuar me dënime dukshëm më të rënda, nga dy vjet e gjysmë deri në gjashtë vjet burgim, shkruajnë mediat atje transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja kishte shkaktuar reagime të shumta në komunitetin lokal, pasi përleshja ndodhi në mes të ditës në një ambient publik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Një nga avokatët e përfshirë në proces e përshkroi incidentin si një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme. “Në pikën e karburantit ndodheshin familje me fëmijë të vegjël që kishin dalë thjesht për të larë veturat e tyre.

Papritur situata doli jashtë kontrollit.

U përdor një shkop bejsbolli, u godit me shkelma në kokë një person i shtrirë në tokë dhe për disa minuta mbretëroi kaos i plotë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ishin skena që ngjanin me një luftë civile.

Nëse ngjarjet do të kishin marrë një drejtim pak më ndryshe, sot mund të flisnim për një viktimë”, deklaroi ai për gazetën “Kleine Zeitung”.

Sipas hetimeve, shkaku i konfliktit dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje e lidhur me një grua.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mbrojtja e njërit prej të akuzuarve pretendoi se klienti i tyre ishte provokuar paraprakisht. “Ishte një provokim i qëllimshëm dhe i vazhdueshëm.

Klienti im ishte vënë nën presion përmes mesazheve dhe komunikimeve të përsëritura.

Kjo situatë krijoi një reagim emocional të fortë dhe një shpërthim të madh adrenaline që më pas ndikoi në zhvillimin e ngjarjeve”, argumentoi avokati mbrojtës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pamjet e kamerave të sigurisë luajtën rol kyç në procesin gjyqësor.

Sipas gjykatës, një nga shtetasit sirianë kishte hyrë me shpejtësi të madhe me veturë në pikën e karburantit, ndërsa një kosovar kishte shmangur përplasjen vetëm duke u hedhur anash në momentin e fundit.

Pas kësaj, situata kishte eskaluar në një përleshje të ashpër me grushte, shkelma dhe shkopinj bejsbolli.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në Gjykatën Penale Rajonale të Grazit, prokurorja Julia Steiner i akuzoi të gjashtë personat për pjesëmarrje në përleshje, ndërsa ndaj autorëve kryesorë u ngritën edhe akuza për detyrim dhe tentativë për lëndim të rëndë trupor me qëllim.

Të gjithë të pandehurit, të moshës nga 21 deri në 28 vjeç, rezultuan me precedentë penalë.

Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi Andreas Lenz kritikoi ashpër sjelljen e të akuzuarve. “Asnjë person që jeton në Austri nuk ka nevojë të mbajë në veturë boks hekuri apo shkop bejsbolli për t’i përdorur kundër të tjerëve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Këto nuk janë mjete për vetëmbrojtje, por objekte që në raste të tilla shndërrohen në armë të rrezikshme dhe rrezikojnë seriozisht jetën e njerëzve”, deklaroi ai.

Shumica e të pandehurve e pranuan fajësinë gjatë procesit gjyqësor.

Pas shqyrtimit të provave dhe pamjeve të sigurisë, trupi gjykues vendosi dënime të ndryshme për secilin prej tyre, duke i konsideruar sirianët si autorët kryesorë të incidentit dhe duke shqiptuar ndaj tyre dënimet më të rënda, deri në gjashtë vjet burgim.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version