Site icon Lajmeria

‘Tregojani të vërtetën shoqnisë – ky shtet pranë kolapsit s’i i vy kërkujt’, Latifi ashpër pas rritjes së çmimit të rrymës

Profesori Blerim Latifit është shprehur i ashpër përmes rritjes së çmimit të rrymës, derisa thotë se nëse vazhdon kështu, Kosova do të shkojë drejt kolapsit.


Latifi në emisionin Pressing në T7 tha se kjo rritje enorme e energjisë elektrike do ta kolapsojë këtë shoqëri dhe ekonomi.

Sipas tij, qytetarët kësaj rritje enorme do t’i përgjigjen me ikje nga vendi.

“Na jemi nën diktatin e mafias energjetike e cila ka me rrit çmimet deri ku më nuk mundet, edhe na kemi me ardh në një ditë ku kemi me punu veq me i pagu fakturat e energjisë elektrike. Kjo rritje enorme e çmimit ka me kolapsu këtë shoqni, ekonominë dhe në përgjigje të këtij kolapsit njerëzit kanë me pas vec një mundësi me ikë nga ky vend”, tha ai.

Tutje, Latifi tha ky vend do të shkatërrohet nga rritja enorme e energjisë elektrike.

“Leni këto fore, tregojeni të vërtetën kësaj energjie, përmes mafias energjike që kontrollohet në një farë mënyre përmes Serbisë, ka me u shkatërru ky vend, sepse energjia është alfa dhe omega e ekonomisë së një vendi. Ka mu shkatërry ky vend edhe ju prapë kanë me dal me lyp vota, e me majt kryt përpjet,  kanë me shku në kuvend e skanë me mujt me konstituu Kuvendin, do të thotë kemi përpara një klasë politike të papërgjejshme që pesë pare nuk i jep që ky shtet po shkon drejt kolapsit ekonomik, e kur kolapsin ky shtet ska me i vyjtë kërkujt. Kjo është e vërteta, tjerat janë përralla”, tha ai.

Exit mobile version