Site icon Lajmeria.info

Trepça shpallet kampione e basketbollit në Kosovë për herë të shtatë

Trepça ka vazhduar dominimin në elitën e basketbollit të Kosovës, duke u shpallur sërish kampione.

Në palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren, mitrovicasit e mposhtën Bashkimin me rezultat 98:78 në finalen e katërt, duke mbyllur serinë me 4:0.

Ky është titulli i shtatë për Trepçën në historinë e klubit dhe i treti rresht.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Skuadra ngjitet në vendin e dytë për tituj kampionë në Kosovë, duke kaluar Pejën, ndërsa Sigal Prishtina mbetet në krye me 14 tituj.

Trepça ka fituar kampionatin në vitet 1993, 2000, 2001, 2012, 2024, 2025 dhe tani në këtë edicion.

Në anën tjetër, Bashkimi mbetet me një titull të vetëm kampioni.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Trepça fitoi finalen duke e mbyllur me rezultat 98:78, pasi kishte fituar dy ndeshjet e para me rezultat 84:79 dhe 93:83 në Mitrovicë, ndërsa ndeshja e tretë u fitua 84:80 në Prizren.

Trepça kontrolloi ndeshjen deri në fitoren përfundimtare, duke mos lejuar befasi në fund.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version