Një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë herët të shtunën, shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave sipas agjencisë së vendit për zbutjen e fatkeqësive.
Numri i të vdekurve është rritur ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë në vazhdim.
Ndërtesat në rajon janë dëmtuar nga tërmeti dhe dhjetëra lëkundje të tjera pasuese.
Tërmeti goditi ishullin Flores herët në mëngjes, me thellësi prej 15 km sipas agjencisë së meteorologjisë dhe gjeofizikës së Indonezisë.
