Në një postim në platformën e tij sociale Truth Social, Trump shkroi: “Irani duhet të ndalojë menjëherë forcat e tij e tij shumë të paguar në Liban që po shkaktojnë probleme.
Nëse nuk e bëjnë, ne do ta godasim Iranin përsëri shumë fort, ashtu siç bëmë javën e kaluar, por edhe më fort”.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe vetëm pak pasi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se është arritur “përparim i madh” gjatë orëve të fundit në bisedimet e paqes mes ShBA-së dhe Iranit, të cilat po zhvillohen në Gjeneva, Zvicër.
Administrata amerikane nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi natyrën e këtyre bisedimeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse kërcënimet e Trump do të ndikojnë në procesin diplomatik që po zhvillohet mes dy vendeve.
