Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ka vazhdon të ketë kontrollin e plotë në Ngushticën e Hormuzit.
Ai ka deklaruar të mërkurën se aktualisht situata me Iranin është e mirë, pavarësisht që janë ndaluar negociatat mes dy shteteve. ‘Tani për tani, mendoj se situata është shumë e mirë’, ka thënë Trump para gazetarëve.
Ai ka thënë se bisedimet me Teheranin mund të fillojnë përsëri ‘në një moment’.
Trump ka thënë vazhdimisht se përparësia e tij është parandalimi i Iranit nga pajisja me një armë bërthamore, ndërsa administrata e tij vazhdon të peshojë hapat e saj të ardhshëm në konflikt.
