Një peshkatar 61-vjeçar është zbuluar i pajetë në mëngjesin e së mërkurës pranë Ishujve të Ksamilit.
Rreth orës 11:00, trupi i shtetasit me inicialet M.Z. u zbulua në ujë, me dyshime se kishte dalë për peshkim.
Autoritetet dyshojnë se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Policisë iu është dorëzuar edhe mjeti lundrues i peshkatarit.
Grupi hetimor, nën udhëheqjen e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
