Procesi i fushatës nisi më 28 maj dhe do të zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit të së dielës, kur do të hapen qendrat e votimit.
Sonte në Prishtinë do të zhvillohen tubimet përmbyllëse të disa subjekteve kryesore politike.
Këto tubime shënojnë përfundimin e fushatës dhe përgatitjen për votimin e nesërm, ku qytetarët do të vendosin për përbërjen e re të institucioneve të vendit.
