Një turist britanik ka humbur jetën në bordin e një anijeje kroçere pranë ishullit grek të Kretës, pasi u gjet pa shenja reagimi. 79-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ndodhej në anije gjatë lundrimit në Detin Mesdhe, kur mjeti detar u detyrua të ankorohej në Kretë për shkak të emergjencës mjekësore.
Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje, por më pas u shpall i vdekur në spitalin lokal.
Autoritetet portuale në Hania kanë nisur një hetim paraprak për të sqaruar rrethanat e vdekjes, raportojnë mediat britanike.
Ky është rasti i dytë brenda këtij muaji ku një shtetas britanik humb jetën në një anije kroçere në Greqi.
Më herët, një 67-vjeçar vdiq në një anije me flamur maltez pranë ishullit të Korfuzit.
