Site icon Lajmeria.info

Turizmi si industri disa trilionë dollarëshe – Ekspertja Blerina Ago flet për sfidat e të ardhurave të komuniteteve lokale

Ekspertja e turizmit nga organizata “Planeterra”, Blerina Ago në emisionin “Ora 7” komentoi mbi turizmin duke thënë se turizmi është industri disa trilionë dollarëshe.

Ago tha se të dhënat tregojnë se të ardhurat nga turizmi shpesh nuk mbesin sa duhet në komunitetet lokale.

Në fakt, turizmi në nivel global është një industri disa trilionë dollarë, por fatkeqësisht të dhënat tregojnë që jo aq të ardhura sa duhet mbesin te komunitetet lokale.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Planeterra, organizata globale, dëshiron ta konsiderojë turizmin si një mjet për zhvillimin e komuniteteve lokale dhe mbrojtjen e natyrës.

Dëshiron ta ndryshojë këtë duke i dhënë mundësi për të integruar në ofertat turistike ndërkombëtare të gjigantëve të industrisë së turizmit, organizata dhe sipërmarrje të ndryshme lokale.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version