Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U sulmua nga policia serbe pas ndeshjes, deklarohet futbollisti i KF Tërnocit: Më goditën, kam pak lëndime në sy

Një skandal i madh ka ndodhur dje pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Mlladost dhe Tërnocit në qytetin e Bosilegradit në Serbi.Klubi shqiptar njoftoi se pas përfundimit të duelit, Policia serbe sulmoi futbollistin Veton Zeqiri, e më pas kishte trajtim jo-njerëzor në zhveshtore, duke i kontrolluar të gjithë.

Akteri kryesor, Veton Zeqiri në një prononcim ekskluziv për mediumin tonë ka zbuluar se si është goditur nga një polic serb, e si ndodhi gjithçka dje në Bosilegrad të Serbisë.“Po, unë isha protagonisti kryesor i ndeshjes, që Polici më sulmoi në mënyrë jo-njerëzore, kjo ndodhi sepse lojtarët kundërshtarë na sulmuan fillimisht dhe pastaj Policia hyri në fushë. Unë isha lojtari i parë që e ndalova Policin ta pyes pse po futet në fushë dhe ai pa menduar dy herë më goditi në fytyrë dhe tentoi përsëri të më godasë, por kur e pa që ishte duke u filmuar nga kamera, ndaloi dhe iku nga stadiumi”, tha fillimisht Veton Zeqiri për ‘GazetaBlic Sport’.

Zeqiri thotë se do ankohet në organet kompetente, teksa falënderon shqiptarët që e përkrah atë dhe klubin e Tërnocit pas këtij skandali.“Pastaj në mënyrë jo njerëzore na futën në zhveshtore, na kontrolluan sikur të ishim huliganë, sepse kemi ardhur kinse të bëjmë probleme. Unë kam lëndime në sy, isha tek mjeku, jam duke pritur të ankohen në organet e shtetit. Faleminderit të gjithëve nga Kosova e Shqipëria që po na mbështesin neve si ekip“, përfundoi ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile