Deputeti grindavec i VV’së, Dimal Basha, më i njohur për tentimet e korrektimit të gazetarëve e gafave në paraqitje publike i hyri thellë teorive në përpjekje patetike të përvetësimit të trashëgimisë së presidentit Ibrahim Rugova, transmeton Gazeta Metro.
Në një postim përkujtues për Ibrahim Rugovën, presidenti historik, deputet Basha ka pretenduar se po të ishte gjallë Rugova do të ishte në krah të Albin Kurtit e madje do ta dëbonin nga partia për këtë.
“Rugova sot do t’ishte aleat i Kryeministrit Kurti, kurse kjo LDK e sotit e kishin quajtë Rugovën anti-amerikan, edhe dro që e kishin përjashtu edhe prej partisë!” – ka shkruar Basha.
Familjarët e familjes Rugova jo që nuk pajtohen fare me këto konstatime, por i ofruan mbështetjen e hapur partisë opozitare sot LDK, që i printe presidenti i ndjerë dikur.
Njejtë s’pajtohet me Bashën as vet ‘baba’, kreu i Vetëvendosjes, së paku deri vonë, pasi ka ndryshuar qëndrimet për shumëçka, në publik së paku.
