Site icon Lajmeria.info

Ushtruesja e detyrës së presidentes uron për festën e Kurban Bajramit në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka uruar festën e Kurban Bajramit, me ç’rast ka vizituar edhe Myftiun Naim Tërnava në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Haxhiu, para mediave tha se dita e Bajramit kujton vlerat, përreth së cilave, sipas saj, vendi duhet të bashkohet. “Festa e Kurban Bajramit është festë e shenjtë e besimit islam, dhe kjo na kujton vlerat e sakrificës, solidaritetit, mirësisë, respektit e përkushtimit për vendin, vlera këto që duhet t’i mbajmë lartë e më lartë, dhe rreth së cilave duhet të jemi të bashkuar edhe si institucione edhe si qytetarë, por edhe si shoqëri”, tha Haxhiu.

U.D., e presidentes ndër të tjera foli edhe për ligjëratë që Myftiu Tërnava dha sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku kërkoi që gjuha e urrejtjes, përçarjes, linçuese, të ndalet. “Prandaj e falënderova edhe për këtë aspekt”, u shpreh Haxhiu për Tërnavën.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version