Site icon Lajmeria.info

Vala e nxehtësisë rrëzon Europën, Shqipëria përballon temperaturat ekstreme

Vala e të nxehtit që ka përfshirë të gjithë Evropën ka sjellë edhe në Shqipëri temperatura të larta. “Ne presim që termometri të shënojë nga e hëna deri të enjten 36, do të ketë zona edhe 37 gradë.

Megjithatë është një mot relativisht i nxehtë, lagështira është prezente, që bën që i nxehti të ndjehet më shumë”, thotë sinoptikanja Lajda Porja.

Megjithëse me temperatura të larta, gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Për shkak të efektit El Ninjo, sinoptikanët parashikojnë një verë me temperatura ekstreme, ku pritet të thyhen edhe rekordet e vitit 2023, i regjistruar si më i nxehti në histori.

Exit mobile version