Site icon Lajmeria.info

Valmir Matoshi, mesfushori i ri që përfaqëson Kosovën në futbollin ndërkombëtar

Mesfushori i Thunit Valmir Matoshi ka ndjekur hapat e Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit për ta përfaqësuar Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Pasi fitoi titullin në Zvicër, Matoshi që deri vonë përfaqësoi Zvicrën U21, zyrtarisht ka pranuar ftesën e Kosovës, për dy miqësoret e muajit qershor.

Në listën e publikuar të Franco Fodas për dy ndeshjet e qershorit, është edhe Matoshi, së bashku me risitë si Dardan Shabanhaxhaj, i cili e la Austrinë dhe Rilind Nivokazi që u ftua për herë të parë. 22-vjeçari fitoi vëmendjen e të gjithëve në Superligën e Zvicrës këtë sezon duke zhvilluar plot 34 paraqitje, për të kontribuar me gjashtë gola e katër asistime.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai luan në pozitën e qendërmesfushorit, por përshtatet edhe në mesfushor mbrojtës, ndërsa falë paraqitjeve ka fituar vëmendjen e dy klubeve të mëdha në Serie A, si Genoa e Lecce.

Exit mobile version