Connect with us

Lajme

Valon Syla: Erdh dita, VV me u kthy aty ku ka qenë.

Analisti Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj tubimit të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke theksuar rënien e dukshme të mbështetjes për këtë parti. Ai ka vlerësuar se pas një periudhe të suksesshme në zgjedhjet e kaluara, VV është kthyer në pikën ku ka qenë më parë, duke u bazuar kryesisht në premtime dhe narrativa që nuk arrijnë të ruajnë mbështetjen e qëndrueshme. Sipas Sylës, mbështetja për VV sot përfaqëson vetëm një të tretën e votuesve shqiptarë, një rënie e theksuar krahasuar me të kaluarën. Shkruan lajmeria.info

Duke komentuar përzgjedhjen e Gjakovës si vend për tubimin, Syla ka ironizuar me faktin se VV nuk ka arritur as në zgjedhjet lokale të fitojë aty dhe tani po përpiqet të rikthehet në një zonë ku mbështetja për ta është zbehur dukshëm. Ai gjithashtu ka vënë në pah se në javën e parë të fushatës, VV nuk ka arritur të mobilizojë as 60 vullnetarë për t’i ndihmuar, një tregues sipas tij i dobësimit të organizimit dhe entuziazmit brenda partisë.

Syla ka përfunduar komentin e tij me një notë ironike, duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë zhvillim. “Ahh e kam pritë këtë ditë,” shkroi ai, duke lënë të kuptohet se për të, kjo është një kthesë e pritur në skenën politike të Kosovës. Ai gjithashtu paralajmëroi diskutime më të detajuara mbi këtë çështje në emisionin e tij “Pressing” në T7, ku pritet të analizojë më thellë dinamikën e fushatës zgjedhore për vitin 2025.

Advertisement

ja dhe postimi i tij i plotë

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend