Site icon Lajmeria.info

Vazhdojnë performancat: Italia, Finlanda, Mali i Zi, Estonia dhe Izraeli në skenë

Vazhdon edicioni i 70-të i Festivalit të Këngës në Eurovision, ku skena po mbushet me performanca nga shtete të ndryshme dhe emra të njohur të muzikës evropiane.

Italia nuk garon në fazën gjysmëfinale pasi është e kualifikuar direkt në finale. Përfaqësuesi italian Sal Da Vinci sjell këngën “Per Sempre Sì”.


Ndërkohë, vëmendja është kthyer edhe te Finlanda, e cila konsiderohet ndër favoritët kryesorë të këtij edicioni. Ajo përfaqësohet nga Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen me këngën “Liekinheitin”.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Mali i Zi është përfaqësuar nga Tamara Zivkovic me këngën “Nova zora”, duke sjellë një performancë të veçantë në skenë.

Një rikthim interesant vjen edhe nga Estonia, e cila këtë herë përfaqësohet nga grupi Vanilla Ninja me këngën “Too Epic To Be True”. Grupi më herët ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ndërkohë, pjesëmarrja e Izraelit me Noam Bettan dhe këngën “Michelle” ka sjellë reagime të shumta, përfshirë edhe protesta jashtë vendit të ngjarjes, duke e bërë këtë edicion edhe më të diskutuar përveç aspektit muzikor. /Telegrafi/

Eurovision Song Contest 2026 - First Semi-Final - Live from Vienna | Vote at esc.vote 🗳 – YouTube www.youtube.com

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version