Fshatin Kovaçicë në Bajgorë, shumica e banorëve e lëshuan, e ata pak që mbetën s’po kanë rrymë.
E për të kërkuar që ky problem të zgjidhet, banorët u mblodhën në shenjë revolte në mes të katundit.
Por as nga kjo kryengritje s’po kanë shpresë se do të ketë efekt, raporton Klan Kosova.
Një banor thotë se nuk do të investonte në shtëpi nëse do ta dinte që premtimin që ua dha një qeveritar s’do e realizonte.
Ymytin e patën të madh që njëherë e mirë halli i tyre do të zgjidhet, andaj njëri u kthye nga qyteti e investoi në stallë. Por rryma s’i erdhi e qarën u dashtë t’ia bëjë vetes.
Në Shalë të Bajgorës, këta po thonë se ndërtuan edhe shtëpiza me qëllim që i njëjti të shndërrohet në fshat turistik, por buxhetin që e derdhën aty, po i mbetë i pa shfrytëzuar.
Sipas tyre, nga KEDS-i iu kërkuan mijëra euro që të kenë energji të përhershme.
Për këtë, Klani ka kontaktuar edhe më zyrën për informim në KEDS, por të shtunën s’u përgjigjën.
