Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), ka marrë vendim për të pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës zyrtarin korrektues D.
Q, i angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
ShKK thotë se vendimi është marrë pas inicimit të procedurës disiplinore për “dyshim për shkelje të rëndë disiplinore dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër”.
Kujtojmë se të hënën (13 korrik), Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ngriti aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.Q., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, D.Q., në cilësinë e personit zyrtar, dyshohet se gjatë periudhës qershor-gusht 2025, në tri raste të ndara, ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime në të holla nga një person i privuar nga liria.
