Site icon Lajmeria

Vendimi për rrymën më 11 prill, ZRRE-ja arsyeton shtrenjtim: Pasojë e rritjes së çmimit në bursa

Zyrtari për media i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Petrit Pepaj, tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike 15 për qind, është për shkak të rritjes së çmimit në bursa.Kjo u bë e ditur në një takim me përfaqësues të mediave, i cili kishte për qëllim diskutimin e çështjeve kryesore që lidhen me procesin e përshtatjes së rregullt tarifore, raporton Insajderi.

Pepaj tha që nga vendosja në konsultim publik të këtij raporti ZRRE-ja ka pranuar 396 komente nga qytetarët, 8 nga OJQ dhe sindikata, 4 nga bizneset, një deputet, një koment nga Ministria e Ekonomisë dhe një koment nga Presidenca e Kosovës.Ai tha se vendimi, që pritet të merret më 11 prill, qytetarët pritet që të tarifat me tarfën e re nga një maji.

“Në momentin kur e kemi publikuar raportin e konsultimit kemi deklaruar se për këtë rritje shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursa. Nuk ka diçka tjetër që ka ndodhur. Ne jemi duke punuar me orar të zgjatur, do të arrijmë që të përgjigjemi në komentet e qytetarëve  deri më 11 prill, kur  mund të jemi të gatshëm. Vendimi, që pritet të merret më 11 prill pritet të fillojë zbatohet më 1 maj”, tha Zyrtari për media i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Petrit Pepaj.

Exit mobile version