Site icon Lajmeria.info

Verë e nxehtë pritet për Kosovën dhe Shqipërinë, sipas meteorologes Rrezarta Gjakollari

Muaji maj i këtij viti ka regjistruar temperatura të larta, tregues të një vere të nxehtë në vazhdim.

Në lidhje me pritjet për verën, meteorologja Rrezarta Gjakollari ka folur në emisionin ‘Ora 7’.

Ajo nënvizoi se rritja e temperaturave është rezultat i ngrohjes globale dhe çdo vit ballafaqohemi me temperatura gjithnjë e më ekstreme. ‘Sipas të dhënave sezonale nga zyra meteorologjike në Londër, për qershorin, korrikun dhe gushtin, pritet që temperaturat të jenë mbi mesataren’, tha ajo.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjithashtu, ajo theksoi se edhe Shqipëria dhe Kosova po përballen me këto valë të nxehtit, të cilat po shfaqen gjithnjë e më shpesh dhe më intesivisht.

Exit mobile version